A është i gatshëm që postin e presidentit t’ia japë PDK-së, përgjigjet Kurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2026, 14:26

Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se do ta takojë dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për presidentin.

Ndërsa ka thënë se s’mund të ketë marrëveshje me PDK-në derisa ata nuk propozojnë asnjë emër.

“Do të përpiqem të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sepse presidenti duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit dhe jo e një apo dy partive. PDK-ja asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër para nesh.

Ajo vetëm ka kërkuar që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, pa na treguar emrin.

Si subjekt demokratik që jemi, me mua si kryetar, kjo e bën të pamundur marrëveshjen. Uroj që në takimet në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë, pasi që s’mund të ketë marrëveshje derisa nuk e thua asnjë emër”, tha Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit