Barrierat vetëm për zbukurim, trajleri me fadromën dalin nga rruga dhe aksidentohen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2026, 13:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Gramsh–Moglicë–Korçë, pranë fshatit Moglicë.

Mësohet se një mjet tip trajler që ka patur të ngarkuar një trajler ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj.

Sipas qytetarëve dëshmitarë të kësaj ngjarje, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë gjendja shumë e keqe e rrugës dhe me barriera sa për sy e faqe.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar nga ky aksident por detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Policia dhe shërbimet e emergjencës nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit