Zemërimi i Bjeshkëve të Nemuna! Orteku i egër zbret nga Maja e Rosit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.04.2026, 13:22

Një moment spektakolar dhe i rrezikshëm është kapur në video gjatë ngjitjes në Majën e Rosit, në Alpet Shqiptare, ku një ortek bore lëvizte pranë Qafës së Rosit. Maja e Rosit është maja më e lartë e malit Bjeliq, i cili është pjesë e vargmalit të Bjeshkëve të Nemuna. Pamjet tregojnë fuqinë dhe adrenalinën e natyrës, duke krijuar një skenë që duket si film.

Një eksploruesi i natyrës, ka dokumentuar ngjarjen me kamera, duke marrë një pamje të rrallë nga afër të ortekut në veprim, video e cila po bën xhiron e rrjetit. Zhurma dhe dinamika e borës në lëvizje tregojnë rrezikun e fenomenit dhe fuqinë e natyrës që nuk mund të nënvlerësohet.

Videoja shërben si një kujtesë e qartë se natyra mund të jetë e bukur, por edhe shumë e fuqishme dhe e papërshtatshme për të mos u respektuar. Pamjet e kapura tregojnë një moment të jashtëzakonshëm në Alpet Shqiptare që nuk shihet çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit