Banorët e fshatit Selitë në Mallakastër përballen çdo ditë me rrugë të pakalueshme, ndërsa segmentet Fratar–Selitë dhe Gjerbës–Selitë nuk kanë parë investime dekada me radhë. Makinat e vogla shpesh mbeten të bllokuara, fermerët nuk mund të transportojnë prodhimet e tyre, dhe qytetarët përballen me kosto të larta për të siguruar shërbimet bazë. Situata përkeqësohet veçanërisht gjatë dimrit.
Por për një të moshuar nga Selita, situata e rrugëve nuk shuan as dashurinë dhe besnikërinë ndaj partisë së saj: “Socialiste kam lindur dhe socialiste do të vdes,” thotë ajo. Pavarësisht mungesës së investimeve dhe vështirësive të përditshme, besimi i saj mbetet i palëkundur, duke treguar se ndonëse rruga është e papërfunduar, bindja politike dhe përkushtimi nuk mund të ndërpriten.
Deri sa të rregullohet rruga, populli të vuajë, por le të rrojë Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama i cili një Zot e di se ku na ka yshtur!