Vjosa po ndotet, solari i puseve të naftës përfundon direkt e në lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2026, 12:03

Një qytetar ka denoncuar një rast të ndotjes së mjedisit në bashkinë Fier.

Ai ka treguar se përroi i fshatit Gorishovë, në njësinë administrative Cakran, është ndotur nga derdhjet e solarit që përfundojnë më pas direkt e në lumin Vjosë.

Sipas tij, kjo ndotje dhe ky solat vjen nga puset e naftës që ndodhen në kodrat e fshatit Drenovë, duke shkaktuar shqetësim për ndikimin në mjedis dhe në burimet ujore të zonës.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e ndotjes.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Ky eshte Perroj i fshati Gorishov Bashkia Fieri njesia Cakran me solar që derdhet ne lumin Vjose. Solari që vjen nga puset e naftes nga kodrat e fshat Drenove

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit