Tritoli në Memaliaj, shënjestër administratori demokrat i Qesaratit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.04.2026, 10:49

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur më datë 6 prill 2026 në oborrin e banesës së administratorit të Njësisë Administrative Qesarat, Butjan Kapaj, në fshatin Toç të Memaliajit. Butjan Kapaj është gjithashtu anëtar kryesie në Partinë Demokratike.

Ngjarja, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe sipas pamjeve filmike, dy autorë kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover” për të vendosur lëndën plasëse.

Policia njofton se gjatë largimit, autorët kanë djegur automjetin e përdorur në afërsi të fshatit Qesarat dhe janë larguar në këmbë. Kontrollet në zonë vijojnë intensivisht me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka alarmuar komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah shqetësimin për sigurinë e qytetarëve dhe pasurinë e tyre. Policia apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit