Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 176 ndërmarrje të reja. E që krahasuar me muajin paraprak, kemi ngritje për 10.9 % të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 15.5% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin:
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 280 (23.8%), Ndërtimtari me 126 (10.7%), Prodhim me 123 (10.5%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 120 (10.2%), etj.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” që ka nga 0 deri në 9 të punësuar, janë gjithsej 1 166 ndërmarrje të regjistruara. Në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” 10 deri 49 të punësuar janë gjithsej 9 ndërmarrje të regjistruara. Ndërkaq në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” me 50 deri 249 të punësuar, është vetëm 1 ndërmarrje.
Kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ 250+ nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 485 ndërmarrje të regjistruara (41.2%).
Regjioni i Prizrenit me 132 (11.2%)
Regjioni i Ferizajt me 125 (10.6%)
Regjioni i Mitrovicës me 114 (9.7%)
Regjioni i Pejës me 113 (9.6%)
Regjioni i Gjilanit me 104 (8.8%) dhe Regjioni i Gjakovës me 103 (8.8%).