Të dhënat e INSTAT për muajin shkurt tregojnë se grupmosha 25–34 vjeç kryeson për nga numri i rasteve, duke përbërë 27,8% të totalit të aksidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe.
Ky fenomen, që shpesh sjell pasoja të rënda deri në humbje jete, lidhet me disa faktorë kryesorë. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore problemet nisin nga mungesa e edukimit dhe informimit. Ata thonë se përdorimi i substancave narkotike, konsumimi i alkoolit dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e tyre janë bërë shqetësuese. Po ashtu, të rinjtë shpesh shfaqin vetëbesim të tepruar dhe prirje për të lëvizur me shpejtësi të lartë.
“Shkaqet kryesore janë tek edukimi i tyre i dobët, tek mungesa e informacionit. Përdorin lëndë narkotike, është përhapur shumë, pinë alkool dhe këtë sjellje e shfaqin edhe kur drejtojnë automjetin dhe ecin me shpejtësi të tepruar, ka një besim të tepruar, i duket sikur ky fluturon”.
Ndër shkeljet më të zakonshme që kryejnë drejtuesit e rinj janë tejkalimi i kufijve të lejuar të shpejtësisë dhe parakalimet e rrezikshme.
Ekspertët kërkojnë masa më të ashpra ndëshkuese, duke sugjeruar rritjen e gjobave, sidomos për shkelësit e përsëritur. Sipas tyre individët që kapen disa herë për të njëjtën shkelje përbëjnë rrezik serioz dhe duhet të përballen me penalitete më të forta.
Në përfundim, specialistët nënvizojnë se mungesa e edukimit rrugor mbetet një problem kyç, ndaj kërkohet më shumë ndërgjegjësim për respektimin e rregullave bazë të qarkullimit.
Të dhëna kryesore për muajin shkurt: