Sot, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Autorët gjatë largimit dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin në afërsi të fshatit Qesarat dhe janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon intensivisht hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.