Gëzime dhe Flamur Sula, prindërit e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, kanë dhënë një dëshmi të tronditshme në emisionin italian “Verissimo”, duke kujtuar vajzën e tyre dhe dhimbjen që u la pas vrasjes së saj në mars 2025. Ilaria u vra nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në fyt dhe fshehu trupin e saj duke inskenuar largimin e vajzës për të krijuar përshtypjen se ajo kishte ikur vullnetarisht.
"25 marsi 2025 ishte dita e fundit që kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë. Ai e kishte planifikuar gjithçka. Ai më tha: ‘Më vjen keq që jemi njohur në këtë situatë’. Më tregoi se nuk e kishte parë Ilarian prej një muaji sepse ishin ndarë. Unë e pyeta nëse kishte lidhje me zhdukjen dhe ai u betua mbi varrin e nënës së tij – që në fakt është gjallë – duke thënë: ‘Ilarias nuk do t’i prekja asnjë fije floku, unë e dua’,-shprehen prindërit e Ilarias.
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill 2025 në një valixhe të hedhur në një humnerë. Në pastrimin e vendit të krimit dhe fshehjen e trupit e kishte ndihmuar edhe nëna e Mark Samsonit, e cila tashmë ka pranuar një dënim me dy vite burg. Prindërit e Ilarisë nuk i kanë pranuar kurrë kërkimfaljet.
“Me çfarë guximi na kërkon falje pasi pastroi gjakun e vajzës sonë dhe e shkeli me këmbë gjakun e saj? Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja vetë, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit: dua t’i blej një fustan princeshe për vajzën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë. Shkova i bleva fustan dhe këpucë,” rrëfen mes lotësh Gezimja.
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill 2025 në një valixhe të hedhur në një humnerë, dhe në fshehjen e tij ishte përfshirë edhe nëna e autorit, e cila ka marrë dënim dyvjeçar. Prindërit e viktimës nuk kanë pranuar kurrë kërkimfaljen dhe shprehen se dhimbja e tyre është e pazëvendësueshme, duke kujtuar momentet e fundit me vajzën e tyre dhe ritualet e tyre të përditshme te varri i saj.