Pësoi hemorragji cerebrale, vdes pas 2 muajsh drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.04.2026, 08:54

Ka ndërruar jetë Etmond Llabani, i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm për shkak të arratisjes së një të burgosuri. Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Një muaj më vonë, ai u transferua në Itali për mjekim të specializuar, sipas kërkesës së familjarëve.

Dy ditë më parë, bashkëshortja e tij lutej që ai të mbijetonte, duke shprehur dëshirën që babai i tre fëmijëve të tyre të qëndronte pranë familjes. Megjithatë, për fat të keq, Llabani nuk mundi të shpëtonte.

“Mond shpirti im, duhet t’ia dalësh për ne sepse ti nuk do doje kurrë të na lije vetëm...Ne nuk dimë të bëjmë asgjë pa tu dhe nuk e duam jetën pa ty”, shkruante ajo.

Para komandimit në Burgun e Durrësit, Etmond Llabani ka shërbyer si drejtor i Burgut të Peqinit, duke lënë pas një karrierë të gjatë në sistemin penitenciar dhe një familje që e do shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit