27 vjet nga Masakra e Rezallës, kujtohen 98 viktimat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2026, 12:50

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Rezallës në Skenderaj, ku më 5 prill 1999 forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, kryesisht burra dhe djem të rinj nga Rezalla dhe fshatrat përreth.

Pas krimit, 44 prej trupave u zhdukën, ndërsa një pjesë e tyre u gjetën më vonë në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Nga kjo masakër tragjike vetëm tre persona arritën të mbijetojnë.

Masakra e Rezallës mbetet një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe përkujtohet çdo vit në nderim të viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit