Banorët e Laçit pa drita edhe sot për Pashkë, qytetari: Turp, s’japin as informacion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2026, 12:32

Një qytetar nga Laçi i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar mungesën e energjisë elektrike në lagjen nr.2 (Balatori), që ka filluar dje në orën 18:00 dhe vazhdon edhe skt pa asnjë njoftim.

Ai tregon se ndërprerjet ndodhin pa shi, erë apo stuhi, dhe se askush nuk i sqaron arsyet.

Madje edhe sot që është ditë feste dhe jemi në vitin 2026, banorët vuajnë mungesën e energjisë elektrike e cila po bëhet shkak për prishjen e produkteve në frigoriferë dhe po e vështirëson jetën e përditshme.

Ata kërkojnë një reagim dhe zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse që raste të tilla mos të përsëriten më.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Jam nje qytetar nga qyteti Laçit ne Kurbin kemi nje shaetesim dhe zemerim pa kufi ndaj FSHU-se sa here kemi festa mbetemi pa drita pa asnje shkak as furtune as ere as shi por ne jemi pa drita qe dje ne oren 18-00 e ne vazhdim nuk kemi asnje informacion dhe arsye per kete skandal njerezor e qytetar. Vetem ne mesjete ndodheshin keto fenomene e jo ne vitin 2026. Po presim te hyme ne Europe pa drita ne festen me te madhe katolike siç jane Pashket. Kryetarja e Bashkise ka drita, Drejtori i FSHU-se ka drita po pse jo edhe Kryeministri ka drita dhe lagja nr.2 Laç (balatori) pa energji elektrike. Nje turp i madh nuk na japin asnje informacion se kur rikthehen po na prishen produktet ushqimore neper figorifera se mos pyet per tu lare apo per te perdorur lavatriçe etj. Respekt pa fund per ju dhe punen tuaj qe transmetoni çdo dite ankesat e qytetareve. Ju lutem anonim sms!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit