Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë shqetësuese në tunelin e Murrizit, një ndër më të gjatët në Rrugën e Arbrit.
Sipas tij, gjatë kalimit në këtë tunel vihet re një nivel i lartë ndotjeje nga gazrat e automjeteve, duke krijuar një ambient të rëndë dhe potencialisht të rrezikshëm për shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Ai thekson gjithashtu se sistemi i ventilimit, i cili duhet të sigurojë qarkullimin dhe pastrimin e ajrit, nuk funksionon ende. Ai thotë se pajisjet janë vendosur vetëm formalisht, por nuk janë në punë.
Qytetari paralajmëron se kjo situatë përbën rrezik të drejtpërdrejtë si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për pasagjerët, duke ndikuar negativisht në sigurinë dhe shëndetin e tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje joq! Besoj shihet qartë që gjate kalimit në tunelin e Murrizit që u ndërtua së fundmi në rrugën e Arbrit niveli i larte ndotjeje nga gazrat e automjeteve, duke krijuar një ambient te rendë dhe të rrezikshem per shendetin e qytetareve. Gjithashtu sistemi i ventilimit (motoret/pajisjet per qarkullimin dhe pastrimin e ajrit) nuk funksionojnë fare vetëm janë formalisht. Kjo situatë perbën rrezik te drejtperdrejte per drejtuesit e mjeteve dhe pasagieret, duke ndikuar negativisht ne shendetin dhe sigurine e tyre.