U arrestua në Spanjë, Ogiçi dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Lamajn për drogë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.04.2026, 11:08

Një 40-vjeçar nga Saranda, Adrian Ogiçi, është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Autoritetet shqiptare njoftuan se kapja e tij u bë në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Dyshohet se rrëmbimi i Ridvan Lamajt, baba i dy fëmijëve, kishte lidhje me pazaret e drogës. Më 17 qershor 2015, Lamaj u rrëmbye në shëtitoren e Sarandës nga Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, pas mosmarrëveshjeve për trafik kanabisi drejt Greqisë. Hetimet tregojnë se rrëmbimi ishte pjesë e një hakmarrjeje ndaj të dëmtuarit për mosdërgimin e një ngarkese droge dhe për përplasjet e mëparshme mes personave të përfshirë.

Adrian Ogiçi ka pasur rol të financuesit dhe siguruesit të lëndëve narkotike, ndërsa bashkëpunëtorët e tij kryenin transportimin jashtë pikave kufitare. Gjatë operacioneve hetimore u dokumentua se Ogiçi dhe Islami kishin organizuar dhe ekzekutuar rrëmbimin e Lamajt, duke i marrë lirinë me forcë dhe duke i sekuestruar telefonat celularë, në një episod që u dëgjua edhe nga banorë të rastësishëm të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit