Maratona e vrapit ‘paralizon’ qarkullimin në Beraf, trafik kilometrik prej disa orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2026, 10:23

Zhvillimi i maratonës së vrapit ka shkaktuar bllokim total të qarkullimit në rrugën kryesore të Beratit ditën e sotme.

Sipas qytetarëve, kjo është e vetmja rrugë funksionale në zonë dhe si pasojë e bllokimit, dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në trafik prej më shumë se një ore, pa mundur të lëvizin nga vendi.

Ata thonë se nuk kanë qenë të njoftuar për zhvillimin e maratonës dhe për momentin ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me menaxhimin e trafikut gjatë aktivitetit, ndërsa situata paraqitet e rënduar për drejtuesit e automjeteve që ndodhen në zonë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe organizim më të mirë për të shmangur situata të tilla në të ardhmen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq! Ne qytetin e beratit zhvillojn maraton dhe bllokohet e vetmja rrug qe eshte! Kemi 1 or ne trafik pa leviz nga vendi Situata esht qe po zhvillojet nj maraton vrapi dhe kan bllokuar rrugen kryesore Dhe kemi ngel n trafik kemi nj or pa leviz

Shikojeni gjendjen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit