Krishti u ngjall! Aleluja! Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.04.2026, 08:58

Sot besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë Pashkët, ditën që përkujton ringjalljen e Jezu Krishti. Në këtë ditë, festohen Pashkët katolike, që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit. Një ditë e bekuar për besimtarët katolikë dhe protestantë, kjo festë nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit, pasi kremtimi i kësaj feste ndodh në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës.

Në vitin 325 pas Krishtit, Këshilli i Nikesë, i cili u pajtua me parimet themelore të krishterimit, krijoi një formulë për datën e Pashkëve si të dielën pas hënës së plotë të Pashkës, e cila është hëna e plotë që bie mbi ose pas ekuinoksit të pranverës

Ndërkohë në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet sonte mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse, për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës, ku simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës. Festa dhe përkujtimi i Jezu Krishtit, ka nisur që mbrëmë rreth orës 22:00, ku në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u mbajt mesha e shenjtë.

Rituali i festës së Pashkës nis me besimtarët katolikë dhe jo vetëm që bekojnë ushqimin për ditën më të rëndësishme, atë të ringjalljes së Jezu Krishtit, një simbolikë kjo me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re. Përgatitja nis me 7 javëshin e Kreshmëve ose agjërimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit