“Shkatërruam 70% të industrisë së çelikut në Iran”, Netanyahu: Do vazhdojmë sulmet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.04.2026, 23:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Iranit, pasi goditjet e fundit kanë shënjestruar sektorët kyç ekonomikë që, sipas tij, financojnë aktivitetet ushtarake të Teheranit.

Në një deklaratë publike për mediat, Netanyahu u shpreh se sulmet ajrore kanë shkatërruar rreth 70% të kapacitetit të prodhimit të çelikut në Iran, një industri që konsiderohet thelbësore si për ekonominë, ashtu edhe për prodhimin e armëve, raketave dhe dronëve.

“Pas goditjes së industrisë së çelikut, sot kemi sulmuar impiantet petro-kimike”, deklaroi ai, duke i cilësuar këta dy sektorë si “makineria e parave” që financon luftën dhe aktivitetet terroriste kundër Izraelit dhe aleatëve të tij.

Sipas tij, këto goditje kanë si qëllim dobësimin e burimeve financiare dhe ushtarake të Iranit, ndërsa premtoi se ofensiva do të jetë e pandalshme. "Ne do të vazhdojmë t'i godasim ata, ashtu siç kam premtuar," përfundoi kryeministri izraelit.

Ndërkohë, situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar. Sulmet ndaj infrastrukturës industriale dhe energjetike iraniane kanë rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik, kur tregjet globale po ndjekin me shqetësim ndikimin që konflikti mund të ketë te furnizimi me naftë dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit