Një qytetar nga Rrësheni ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kolektorit kryesor të ujërave të zeza në qytet.
Sipas tij, prej rreth dy vitesh kolektori është i dëmtuar dhe i amortizuar, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tij.
Banori thekson se situata është bërë e papërballueshme për shkak të erës së rëndë dhe të padurueshme që përhapet deri në 50 metra largësi. Për familjet që jetojnë pranë zonës, kjo gjendje po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës, deri në pikën që po detyrohen të mendojnë largimin nga banesat e tyre.
Qytetari shprehet se ka ndjekur të gjitha rrugët institucionale për të kërkuar zgjidhje, por pa rezultat, ndaj i drejtohet publikisht redaksisë tonë me shpresën që problemi të marrë vëmendjen e duhur dhe të ndërhyhet sa më shpejt nga autoritetet përgjegjëse.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh. A mundeni ta nxirrni tek gaqja Juaj kete video.? Eshte kolektori kryesor i ujrave te zeza ne qytetin e Rreshenit.
Beri 2 vjet qe eshte bere copash ,dhe askush s'merret., as shteti e as bashkia.
Kundermon ere te tmerrshme prej 50 m larg., e per ne qe banojme afer., po na ben te largohemi. S'dijme ku te ankohemi me shume. Ju drejtohem Ju.,pasi i kam konsumuar shkallet e tjera.