Alarme “lufte” në aeroportin e Moldavisë, pasagjerët nxirren me urgjencë nga godina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.04.2026, 15:59

Një qytetar shqiptar ka raportuar një situatë të pazakontë dhe shqetësuese që ka ndodhur sot në aeroportin e Chisinau, në Moldavi, teksa ishte duke udhëtuar drejt Romës.

Ai ka treguar se rreth orës 14:59 në aeroport janë aktivizuar alarmet, të cilat ai i përshkruan si “alarm lufte”, duke shkaktuar panik te pasagjerët. Menjëherë pas kësaj, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore, përfshirë edhe njësi të Carabinierit.

Sipas tij të gjithë pasagjerët janë nxjerrë jashtë aeroportit dhe janë detyruar të qëndrojnë të paktën 500 metra larg godinës ndërsa askush nuk e se çfarë po ndodh për momentin.

Ai thotë se alarmet vijojnë të jenë ende aktive, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për situatën. Ngjarja mbetet në zhvillim.

Mesazhi i shqiptarit:

Ne aeroportin e Chisinau ne Moldavi po udhetoj drejt Romes. Ka ardh gjith ajo polici na kane nxjerr jashta, Kan ndezur alarm lufte. Spo arrijm te kuptojm se Ca po ndodh

Mbi 5 mije persona na kane larguar me force te pakten 500metra larg aeroportit. Policia moldave Carabinieri. Akoma Jan te ndezura alarmet. Qe nga ora 14:59 tani eshte 15:50

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit