Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 15:50
Personat në foto janë Andi Hasani, 45 vjeç, dhe Agron Goxhaj, 48 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia e Tiranës pasi vodhën një kasafortë me sende me vlerë në një banesë në zonën e Kinostudios. Ata dyshohet se kanë hyrë në banesë duke përdorur një çelës të modifikuar dhe kanë marrë para, bizhuteri dhe një armë zjarri me leje që ndodhej brenda kasafortës.
Pasi kanë hapur kasafortën dhe kanë gjetur armën, ata janë frikësuar dhe kanë menduar se pronari mund të ishte punonjës policie, ndaj janë kthyer për ta rikthyer atë. Por, sapo janë afruar, kanë konstatuar praninë e policisë, e cila ishte njoftuar nga pronari, dhe në tentativë për t’u larguar janë kapur në flagrancë nga efektivët.
Nga kontrollet e kryera në ambientet e njërit prej të arrestuarve u zbulua një punishte për modifikimin e çelësave, që dyshohet se përdorej për vjedhje të tjera në Tiranë dhe Durrës. Rasti i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR