Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i përfundon sot mandati, ndërsa detyra pritet t’i kalojë kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në Kabinetin e Presidentes në orën 16:00.
Osmani u zgjodh presidente më 4 prill 2021 nga Kuvendi i Kosovës, duke siguruar 71 vota në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë. Dy raundet e para nuk prodhuan rezultat të mjaftueshëm, ndërsa kandidati tjetër, Nasuf Bejta, nuk arriti të marrë mbështetje të konsiderueshme.
Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin dhe mbajti një fjalim para deputetëve, ku theksoi përgjegjësinë e detyrës dhe rëndësinë e ndjekjes së ëndrrave, veçanërisht për vajzat dhe gratë. Në fjalën e saj, Osmani nderoi edhe figurat historike të Kosovës dhe sakrificën e atyre që kontribuan në ndërtimin e shtetit.