Shkoi të sqaronte sherrin e djalit, ja kush janë 3 vlonjatët që dhunuan për vdekje 63-vjeçarin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2026, 14:18

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti që çoi në këtë ngjarje tragjike lidhet me një përplasje të ndodhur disa ditë më parë në rrjetet sociale mes djalit të viktimës dhe njërit prej autorëve. Mësohet se gjatë përshkallëzimit të situatës, 63-vjeçari është dhunuar me grushte dhe shkelma, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Bëhet fjalë për Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhafer Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, si dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit