Grumbullimi i tifozëve në stadiumin e Limës rezulton fatal; 1 viktimë dhe disa të plagosur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2026, 13:44

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Peru, ku të paktën një person ka humbur jetën dhe 47 të tjerë kanë mbetur të plagosur në stadiumin Alejandro Villanueva Stadium, shtëpia e klubit Alianza Lima.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, bilanci i viktimave është konfirmuar nga ministri peruan i Shëndetësisë, Juan Carlos Velasco.

Fillimisht u raportua për shembjen e një muri në tribunën jugore të stadiumit, e njohur si “Matute”, por kjo u mohua nga zjarrfikësit, të cilët sqaruan se struktura e impiantit është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur asnjë shembje.

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi si pasojë e shtyrjes së turmës gjatë një grumbullimi të madh tifozësh, ku njerëzit u shtypën mes tyre, duke sjellë pasoja fatale. Ngjarja ndodhi ndërsa tifozët ishin mbledhur në një atmosferë festive për të mbështetur ekipin e tyre, madje kishin përgatitur edhe një banderolë gjigande për këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit