Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.04.2026, 13:33

Autoriteti turk për menaxhimin e fatkeqësive bëri të ditur sot se një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur provincën lindore të Vanit.

Sipas agjencisë AFAD, deri më tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale, ndërsa ekipet vijojnë verifikimet në terren.

Në deklaratë thuhet se lëkundja sizmike ndodhi në zonën e Tuşbës rreth orës 08:52 të mëngjesit, në një thellësi prej 7 kilometrash, dhe është ndjerë edhe në provincat përreth.

Turqia shtrihet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike, të njohur si çarja e Anadollit Verior. Ky tërmet vjen pas goditjeve të forta të vitit 2023, të cilat shkaktuan pasoja katastrofike në rajon.

Si pasojë e atyre tërmeteve humbën jetën mbi 50 mijë persona në Turqi, ndërsa dëme të mëdha u regjistruan në juglindje të vendit dhe në veri të Sirisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një tërmeti të madh që mund të prekë edhe Stambollin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit