Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 13:29
Një tragjedi ka ndodhur në fushën e futbollit në Kosovë. Liridon Gubetini, 43 vjeç, humbi jetën gjatë një ndeshjeje të Kupës mes KFV Barileva dhe KFV Deçanit. Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë, kur ai papritur humbi ndjenjat në fushën e lojës.
Sipas raportimeve dhe njoftimit të klubit, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, 43-vjeçari nuk arriti të mbijetojë, duke tronditur bashkëlojtarët dhe të pranishmit në ndeshje.
KFV Barileva e ka kujtuar si një njeri të jashtëzakonshëm, të respektuar dhe të përkushtuar, që ishte pjesë e skuadrës që nga dita e themelimit. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv që e njohu dhe e vlerësoi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR