Besimtarët në Lezhë kremtojnë Pashkën me bekimin e bukës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 13:09

Besimtarët katolikë në Lezhë janë mbledhur këtë të shtunë në Katedralen “Shën Nikolli” për të kryer një nga traditat më të dashura të Pashkës, bekimin e ushqimeve. Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, qindra familje kanë sjellë shportat me ushqime simbolike që do të konsumohen në ditën e Ringjalljes.

Ata shprehen se ky rit është një mënyrë për të falënderuar Zotin për të mirat e dhëna dhe për të ndarë lutje për paqe, shëndet dhe shpresë në çdo familje. Bekimi i ushqimeve mbetet një ndër momentet më domethënëse të përgatitjeve festive për Pashkën.

E shtuna para Pashkës konsiderohet si një ditë reflektimi dhe përgatitjeje shpirtërore, që forcon besimin dhe nxit ndarjen me të tjerët. Ajo i paraprin festës së madhe të së dielës, kur kremtohet Ringjallja e Krishtit dhe fillimi i një jete të re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit