Papa Leoni XIV ka bërë histori në Romë gjatë ceremonisë së së Premtes së Madhe, duke mbajtur personalisht kryqin gjatë gjithë procesionit të Via Crucis. Ai konsiderohet Papa i parë në dekadat e fundit që ndërmerr një veprim të tillë gjatë këtij rituali të rëndësishëm fetar.
Përpara rreth 30 mijë besimtarëve të mbledhur në Colosseum, Papa 70-vjeçar përshkoi të 14 stacionet e Rrugës së Kryqit duke mbajtur një kryq prej druri. Ky gjest u interpretua si një shenjë e fortë përulësie dhe përkushtimi shpirtëror.
Colosseu, i njohur për lidhjen historike me martirizimin e të krishterëve të parë, u kthye edhe një herë në një vend reflektimi dhe lutjeje, duke i dhënë ceremonisë një domethënie të veçantë për besimtarët.