Nga Feka te Malshi e Miklovan Dakaj, mafia shqiptare po terrorizon Spanjën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 11:48

EL ESPANOL i ka kushtuar një artikull aktiviteteve të grupeve kriminale shqiptare në Spanjë, duke evidentuar raste të rënda si ato të Sokol Fekës, Taulant Malshit dhe Miklovan Dakaj. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare po përdor dhunë të lartë dhe larje hesapesh për të ruajtur kontrollin mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, duke shkaktuar panik dhe frikë në Costa del Sol.

Rasti i Sokol Fekës në vitin 2015 lidhet me një aksident me helikopter në Gaucín, ku transportonte më shumë se 800 kilogramë hashash. Ndërkohë, zhdukja e Taulant Malshit në 2018 dhe vrasja e Miklovan Dakajt në rezervuarin e Casasola-s tregojnë një vijimësi të qartë të dhunës dhe aktivitetit të paligjshëm të klaneve shqiptare në këtë rajon.

Hetimet dhe arrestimet e disa shtetasve shqiptarë për këto raste ngrenë shqetësime për aftësinë e këtyre organizatave për të vepruar jashtë Shqipërisë, duke shfrytëzuar lidhjet ndërkombëtare, rrjetet e trafikut të drogës dhe mungesën e transparencës në komunitetet lokale.

Costa del Sol është bërë një skenë e përshtatshme për këto grupe, ku konfliktet dhe larjet e hesapeve ndodhin me fshehtësi, shpesh duke lënë viktima pa u zbuluar menjëherë, ndërsa aktivitetet kriminale vazhdojnë të ndikojnë në sigurinë dhe rendin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit