Flori, nxënësi 17-vjeçar që humbi jetën gjatë orës së fizikulturës në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 10:30

Personi në foto është Flori Saraçi, nxënësi 17-vjeçar që humbi tragjikisht jetën gjatë orës së fizikulturës në qytetin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë aktivitetit fizik, një ngjarje mjaft e rrallë te të rinjtë.

Rreth orës 15:15, Flori është ndjerë keq në ambientet e shkollës, teksa ndodhej në palestër. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. Nxënësi ishte pjesë e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, i cili zhvillon mësimin pasdite në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini”.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak, duke theksuar rrallësinë e këtij fenomeni te të rinjtë.

Ngushëllime familjes Saraçi për humbjen e Florit 🕊

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit