Dy herë i arrestuar, Nikson Kodra plagosi dy të rinj në Shkodër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 09:19

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës, ku dy të rinj, 19-vjeçari Enis Preza dhe 17-vjeçari Elio Shullani mbetën të plagosur me thikë.

Autori i dyshuar është identifikuar si Nikson Kodra, një person me precedentë penalë. Sipas burimeve, ai ka qenë më parë i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.

Pas incidentit, të rinjtë e plagosur u transportuan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit