50 vite ndryshime shqetësuese! Toka nuk duket më si dikur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.04.2026, 09:04

Në këtë video, shihen dy imazhe të Tokës, të ndara nga më shumë se gjysmë shekulli! Fotografia e majtë është realizuar nga Apollo 17 misioni i zhvilluar në vitin 1972 dhe djathtas fotografi e realizuar nga Artemis II misioni i nisur në prill 2026. Pamjet ofrojnë një krahasim të rrallë për mënyrën se si planeti ynë ka evoluar me kalimin e kohës.

Në pamjen e vitit 1972, Toka shfaqet me kontraste të forta mes oqeaneve blu të thellë dhe masave tokësore, ndërsa mbulesa e reve duket më uniforme. Ndërsa në imazhin më të fundit, vërehen ndryshime më të dukshme në shpërndarjen e reve dhe në nuancat e oqeaneve, që në disa zona duken më të zbehta apo më të turbullta.

Gjithashtu, disa rajone tokësore duket se kanë ndryshuar në ngjyrë dhe intensitet, një reflektim i mundshëm i shpyllëzimit, shkretëtirëzimit apo ndryshimeve klimatike. Akullnajat dhe zonat polare, megjithëse nuk janë plotësisht në fokus në këto imazhe, besohet se kanë pësuar reduktime të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.

Këto ndryshime nuk janë vetëm vizuale, por tregojnë për transformime të thella mjedisore që kanë ndodhur në Tokë për shkak të proceseve natyrore dhe ndikimit njerëzor.

Në vetëm 50 vite, ndikimi i klimës dhe aktivitetit njerëzor duket se ka lënë gjurmë të qarta në pamjen e planetit. Ajo që dikur dukej si një “mermer blu” i pastër, sot shfaq shenja transformimi.

A është kjo një paralajmërim i qartë për të ardhmen e Tokës? Çfarë shihni ju që ka ndryshuar më shumë?

A ju duken këto ndryshime shqetësuese për të ardhmen e planetit?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit