Besimtarët katolikë kremtojnë ‘Udhën e Kryqit’ në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.04.2026, 22:16

Në vigjilje të Pashkës Katolike, qindra besimtarë të të gjitha moshave u mblodhën mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të marrë pjesë në ritin e Udhës së Kryqit.

Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, i cili përmes mesazhit të tij theksoi rëndësinë e bashkimit dhe paqes ndërmjet njerëzve. Gjatë ritit, besimtarët ndoqën 14 ndalesa që përshkruajnë vuajtjet e Jezu Krishtit pas dënimit me vdekje në kryq.

Ky ritual, simbol i përkujtesës së kryqëzimit të Krishtit dhe sakrificës së tij, u zhvillua njësoj edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. E premtja para Pashkës shënon ditën kur Krishti u kryqëzua, duke bartur kryqin mbi shpinë dhe përjetuar vuajtjet që sollën shpëtimin për njerëzimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit