Në një moment që sfidon çdo rregullore të etikës urbane, por lartëson "besimin reciprok", një grup burrash në Vlorë janë fotografuar duke kryer nevojat personale në grup, hapur dhe pa asnjë kompleks midis makinave dhe kalimtarëve.
Sipas vëzhgimit sarkastik, ky fenomen dëshmon disa probleme komunitare si psh mungesën e Banjeve Publike... kur qyteti nuk të ofron një derë ku të trokasësh, pema apo cepi i pallatit kthehet në zgjidhje të shpejtë...
Thonë që miku i mirë njihet në vështirësi, por këtu duket se miku i mirë njihet edhe kur vjen radha për t'u bashkuar në turp publik.
Shyqyr që s’kemi banjo publike, se ndryshe si do ta merrnim vesh që jemi kaq "të bashkuar" si popull?