Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një dhunimi brutal.
Sipas informacioneve, rreth një muaj më parë viktimës i ishte djegur edhe automjeti, një episod që tashmë po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen tragjike të ditës së sotme.
Autoritetet bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj 63-vjeçarit, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tyre. Paralelisht, hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe në verifikimin e çdo lidhjeje të mundshme mes djegies së automjetit dhe dhunimit fatal.