Qytetarët dhe familjarët e pacientëve në Spitalin e Durrësit raportojnë se ashensori në repartin e Pediatrisë nuk funksionon prej disa ditësh.
Spitali ka katër kate dhe mungesa e ashensorit ka vështirësuar lëvizjen për fëmijët, të moshuarit dhe pacientët me probleme shëndetësore.
Sipas qytetarëve, ata janë të detyruar të ngjiten ose të zbresin shkallët me fëmijët në krahë, duke rrezikuar sigurinë e pacientëve dhe duke shtuar lodhjen dhe stresin për familjarët.
Pacientët dhe qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e ashensorit, duke theksuar se situata është e papranueshme për një spital publik që ofron kujdes për fëmijët.
Denoncimi i qytetarit:
Te Pediatria ne spitalin e Durresit nuk punon ashensori. 4 kat spital, pacientet duhet te ngjesin zbresin shkallet