Tragjedi në Durrës: Nxënësi 17-vjeçar humb jetën gjatë orës së edukimit fizik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2026, 16:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Një nxënës 17-vjeçar, me iniciale F.S., ka ndërruar jetë gjatë orës së edukimit fizik.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i riu ka pësuar një infarkt.

Në vendngjarje janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit