Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 16:12
Një konflikt i dhunshëm është shënuar pasditen e së premtes në Vlorë, ku një përplasje mes disa personave ka përfunduar me pasoja tragjike.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku tre persona janë përfshirë në një sherr fizik që ka eskaluar me dhunë. Si pasojë, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, viktima kishte marrë goditje në zonën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime që rezultuan fatale.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i konfliktit, duke u drejtuar në aksin e autostradës. Forcat e policisë, përfshirë edhe strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti të rëndë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR