‘I forti’ me “Benz” të pa larë për pak sa nuk merr në qafë shoferët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 16:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një episod të rrezikshëm, me të cilin është përballur teksa udhëtonte në një nga rrugët e vendit.

Sipas dëshmisë së tij, një drejtues mjeti me targë AA783FX ka kryer manovra të rrezikshme në lëvizje, duke parakaluar në mënyrë zigzag dhe duke vënë seriozisht në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Lëvizjet e papritura dhe agresive kanë krijuar situata të rrezikshme, ku përplasja është shmangur vetëm falë reagimit të shpejtë të drejtuesve të tjerë.

Qytetari shprehet se sjellje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa thekson se frika dhe pasiguria në rrugë janë në rritje. Edhe pse kontrollet dhe gjobat nga autoritetet janë shtuar, duket se nuk kanë arritur të frenojnë plotësisht këtë fenomen.

Rastet e parakalimeve të rrezikshme, shpesh në kundërshtim me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, po kthehen në një problem serioz për sigurinë në vend. Për shumë drejtues mjetesh, çdo udhëtim shoqërohet me pasiguri, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme që mund të kenë pasoja fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit