Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese pranë lumit Tërkuzës në Çerkezë, ku persona të paidentifikuar po sjellin inerte dhe po djegin mbeturinat duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Sipas qytetarit, zjarret që ndizen çdo ditë janë janë të rrezikshme dhe po dëmtojnë natyrën dhe shëndetin e banorëve të zonës.
Ai thotë se disa individë që kanë marrë tokë afër lumit Tërkuzë po hapin sipërfaqe të reja për ndërtim dhe po zënë shtratin e lumit, duke rrezikuar ekosistemin lokal dhe duke krijuar kushte për përmbytje ose dëme të tjera natyrore.
Qytetari apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për të ndaluar këto veprime dhe për të mbrojtur lumenjtë dhe zonat përreth.
Banorët kërkojnë masa të qarta ligjore dhe patrullime të shpeshta për të parandaluar veprime të tilla që dëmtojnë lumenjtë dhe peizazhin natyror.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje kjo esht ne qerkeze rruga breg lumit sjellin inerte dhe pastaj i djegen jemi ne hall. Po na helmojn me djegje mbeturinash. Po ai qe ka marr token rreth lumit terkuze po i djeg. Po hapin tok te re afer lumit terkuze. Po zejn shtratin e lumit. Ne drejtim me zjarrin esht lumi