Pak muaj pas vdekjes, hajdutët tentojnë të grabisin një varr në Tale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2026, 15:28

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të hapin varrin e nipit të 65-vjeçarit me iniciale F. Gj., banues në Tale, Lezhë.

Ngjarja është zbuluar nga vetë familjari, i cili ka konstatuar dëmtime në pllakat betoni të varrit. Pas kallëzimit, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku hetimet janë në vazhdim nën drejtimin e saj.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, pllaka e varrit ishte përpjekur të hapej me qëllim depërtimin në vendin ku ishte varrosur i ndjeri, vetëm pak muaj pas vdekjes. Arkivoli, i mbyllur hermetikisht, ka penguar përfundimin e këtij veprimi, duke bërë të pamundur depërtimin në brendësi.

Dëshmitarët lokalë dyshojnë se tentativë mund të ketë pasur qëllim grabitjen e sendeve të mundshme që ndodheshin brenda varrit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reagime në komunitet, ndërsa autorët dhe motivet e veprimit pritet të identifikohen nga hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit