Qeveria çon ‘kacafiu’ çmimin e karburantit, 220 lekë nafta, 200 benzina

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 14:56

Qeveria ka vendosur sot të ulë me 20% akcizën e karburanteve, pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të ketë një rritje të çmimit të naftës.

Vendimi i qeverisë për uljen e akcizës së karburanteve është paraqitur si një masë lehtësuese për qytetarët, por në praktikë, çmimet që janë vendosur si “prag” nuk përfaqësojnë ulje, përkundrazi konfirmojnë rritjen.

Sipas aktit normativ të miratuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, akciza ulet me 20% vetëm nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër. Por këto nivele janë pikërisht ato që qytetarët po paguajnë, madje në disa raste edhe më të larta.

Pra, në vend që të kemi një ulje reale, kemi një mekanizëm që hyn në fuqi vetëm pasi çmimet janë rritur ndjeshëm. Me fjalë të tjera, masa nuk parandalon rritjen, por thjesht reagon pasi ajo ka ndodhur.

Ndërkohë, Bordi i Transparencës vijon të përcaktojë çmimet në nivele që për shumë qytetarë mbeten të papërballueshme, duke bërë që çdo “lehtësim” i shpallur të mos ndihet në xhepin e tyre.

Kjo situatë ka krijuar një perceptim të qartë: vendimet mund të duken pozitive në letër, por në realitet nuk sjellin ndryshim konkret. Për drejtuesit e automjeteve dhe bizneset, ajo që ka rëndësi nuk është përqindja e akcizës, por çmimi që paguhet në pompë – dhe ai, deri tani, nuk ka zbritur.

Në fund, qytetarët mbeten përballë të njëjtit realitet: karburant i shtrenjtë dhe masa që nuk përkthehen në ulje reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit