Përplasi 4 makina dhe kërcënoi qytetarët me hanxhar, 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2026, 14:10

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar një ditë më parë në rrugën e Rinasit ku një 34-vjeçar kërcënoi me hanxhar qytetarët në rrugë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjeçari me iniciale F.M dyshohet se fillimisht ka goditur me automjetin e tij tre mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai është futur në një lokal pranë zonës, ku ka marrë një hanxhar dhe ka nisur të kërcënojë qytetarët. Gjatë kësaj kohe, ai ka dëmtuar edhe një automjet si dhe telefonin e drejtuesit të tij.

Në momentin e shoqërimit nga Policia, shtetasi me inicialet F. M. ka kundërshtuar me forcë efektivët. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Fillimisht, ai është neutralizuar nga efektivë të Forcave Detare të Ministrisë së Mbrojtjes që ndodheshin rastësisht në atë aks rrugor. Më pas, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat morën situatën nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit