24-vjeçari lezhian dhunon me sende të forta ish-të dashurën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.04.2026, 12:29

Një 24-vjeçar me inicialet A. L. është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se, për motive të dobëta, e ka goditur atë me një send të fortë, duke i shkaktuar lëndime.

E reja ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas trajtimit në spital, ajo është larguar drejt banesës së saj, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin nga afër gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit