Mori peng prindërit, 35-vjeçari shtrohet në psikiatri: Është përdorues i lëndëve narkotike

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 11:48

35-vjeçari Spiro Dhimaleksi, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Vlorës për disa prerje me thikë, është shtruar sot në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, ku po mbahet nën vëzhgim.

Sipas mjekëve psikiatër, ai nuk rezulton i regjistruar me diagnozë të mëparshme të problemeve të shëndetit mendor, por është përdorues i lëndëve narkotike në gjendje të rënduar.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjatë komunikimit të sotëm, 35-vjeçari është shfaqur më i kthjellët, ndërsa pritet të marrë trajtim të specializuar edhe nga toksikologët.

Ndërkohë, para policisë, Dhimaleksi ka deklaruar se veprimin e ndërmori pasi dyshonte se prindërit e tij synonin t’i merrnin pronat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit