“Ervis Martinaj është vrarë”, ministri i Brendshëm pa komente mbi fatin e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.04.2026, 11:32

Babai i Ervis Martinajt ka hedhur akuza ndaj institucioneve të drejtësisë lidhur me fatin e djalit të tij, duke deklaruar për mediat se ai është ekzekutuar në Durrës. Këto pretendime rikthejnë në vëmendje një nga çështjet më të debatueshme dhe të paqarta të viteve të fundit në vend.

I pyetur nga gazetarët, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari nuk dha detaje të reja për rastin, duke theksuar se si titullar politik nuk mund të përfshihet drejtpërdrejt në hetim. Ai shtoi se informacionet mbi çështjen administrohen nga oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori përgjegjës.

“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale.Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha ministri i Brendshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit