Meka po bëhet me aeroport, pelegrinët do të udhëtojnë më shpejt në Haxh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.04.2026, 09:24

Një zyrtar saudit ka konfirmuar se Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, së shpejti do të ketë një aeroport ndërkombëtar. Saleh Al-Rasheed, Drejtor Ekzekutiv i Komisionit Mbretëror për Qytetin e Mekës dhe Vendet e Shenjta, tha në një intervistë për Harvard Business Review Arabia se udhëzimet strategjike, ekonomike dhe për investime për Aeroportin e Mekës janë miratuar, dhe se Komisioni do të bashkëpunojë me sektorin privat për zhvillimin e projektit.

Aktualisht, Meka nuk ka një aeroport funksional dhe shumica e vizitorëve ndërkombëtarë përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Xheda, rreth 100 km larg, duke udhëtuar pjesën tjetër të rrugës me tokë. Projekti i ri do të lehtësojë qasjen direkte në qytet, megjithëse terreni malor i Mekës paraqet sfida për fluturimet, si turbulenca, dukshmëria dhe moti i paqëndrueshëm.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite priti më shumë se 1.5 milion pelegrinë të huaj për Haxhin, duke e bërë Meken një nga destinacionet më të vizituara fetare në botë. Me aeroportin e ri, autoritetet synojnë të përmirësojnë qasjen dhe sigurinë për miliona pelegrinë që vizitojnë qytetin çdo vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit