Ekonomia botërore e marrë peng

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.04.2026, 09:08

Rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer për të diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të energjisë. Në këtë takim, ku mungonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën pjesë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Kanadaja, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me fokus në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për rikthimin e lirisë së lundrimit.

Ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper paralajmëroi se situata është kritike, duke theksuar se vetëm 25 anije kanë kaluar në 24 orët e fundit, nga rreth 150 që është norma ditore, ndërsa rreth 2.000 anije janë në pritje. Sipas saj, Irani po bllokon një rrugë ndërkombëtare jetike, duke rrezikuar seriozisht ekonominë botërore, pasi një pjesë e madhe e naftës dhe gazit global kalon përmes kësaj ngushtice.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh kundër përdorimit të forcës, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë përmes negociatave me Iranin. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani propozoi krijimin e një korridori humanitar për mallra thelbësore, me qëllim shmangien e një krize të mundshme ushqimore, sidomos në vendet më të varfra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit