Shpërthime të fuqishme në Izrael: Raketat iraniane depërtojnë mbrojtjen ajrore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2026, 23:09

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë momentin kur një raketë iraniane godet Izraelin qendror, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, që dëgjohet qartë në video.

Në video shihet predha teksa bie me shpejtësi drejt objektivit, e ndjekur nga një flakë e fortë dhe një valë shpërthimi që ka shkaktuar panik në zonë. Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa qytete të Izraelit qendror, ndërsa ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë drejt vendit të goditjes.

Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 24 izraelitë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ndërsa Irani ka deklaruar se do të vazhdojë të “kundërpërgjigjet” ndaj sulmeve amerikano-izraelite.

Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë tepër e tensionuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Irani ka lëshuar një nga breshëritë më të mëdha të raketave të javëve të fundit drejt Izraelit qendror, me raportime për goditje në zona të banuara dhe dëme materiale.

Ndërkohë, Izraeli dhe SHBA kanë vijuar sulmet ndaj objektivave strategjikë në territorin iranian, duke goditur qindra objektiva ushtarake dhe infrastrukturore, çka ka rritur frikën për një përshkallëzim edhe më të madh të konfliktit në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit