“Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin”: 42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.04.2026, 21:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., mësuese, është sulmuar fizikisht nga fqinji i prindërve të saj.

Sipas dëshmisë së saj, sulmi ka ndodhur rreth orës 13:00–13:30 në zonën e Skelës, pa asnjë konflikt të mëparshëm. Fillimisht, gruaja është ofenduar, por më pas fqinji ka kaluar në dhunë fizike.

“Duke shkuar për në shtëpi, më del përpara një person i veshur me të zeza, me kapuç që i mbulonte pjesërisht fytyrën. Më shtrëngoi nga fyti dhe më shau pa asnjë arsye. Kam njoftuar menjëherë policinë dhe kam shkuar në banesën e prindërve të mi, por ai më ka ndjekur dhe më ka sulmuar sërish. Në përpjekje për t’u larguar, më mori telefonin dhe e theu që të mos mund të telefonoja askënd” – rrëfen e dhunuara.

Policia e Vlorës ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorit. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, të cilët kërkojnë siguri më të madhe në pallate dhe rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit